Këngëtarja shkupjane Altuna Sejdiu, është përfshirë në listën e artistëve të ftuar nga Bashkia e Tiranës për aktivitetet e organizuara në 100 vjetorin e Pavarësisë. Ajo është përzgjedhur që të interpretojë festive në koncertin me këngëtarë e grupe të zhanrit rap dhe RnB.
Për performancën e sontme, Tuna ka zgjedhur të vëjë në kokë plisin,
 ndersa ka veshur një xhaketë ushtarake. Në fotografitë e publikuara në 
rrjetet sociale nga prapaskena e koncertit, Tuna ka krahasuar veten me 
figurën e njohur historike, Shote Galica.
Subscribe to email feed



