Myslimanët tajlandezë qe gjashtë shekuj me kujdes e ruajnë dorëshkrimin e librit të shenjtë islam – Kuran, i cili paraardhësve të tyre iu ishte dhuruar para 600 vitesh.
Dorëshkrimi i librit të shenjtë ruhet në provincën Pattani, ndërsa sipas historianëve feja islame në Tajlandë ka arritur në shekullin e XII (12-të).
Sipas të dhënave historike, kanë qenë myslimanët nga Malajzia që në vitin 1457 themeluan provincën islame Pattani, ndërsa më pas sundimtarët e vendeve islame ua dërguan një kopje të Kuranit të shkruar me dorë me shkronja arabe që është ruajtur në këtë provincë.