Ish kryeministri Ramush Haradinaj, u shpall i pafajshëm nga Gjykata
Ndërkombëtare për Krime të Luftës në Hagë. Lajmi u prit me emocione nga
të gjithë shqiptarët, por natyrisht se emocion më të madh kishin
familjarët e tij, e në veçanti, bashkëshortja dhe fëmijët e tij. Ramush
Haradinaj, për fëmijët e tij, ndodhej në një shkollim ushtarak. Kështu u
kishte thënë nëna e tyre, duke ditur se ata janë të vegjël të dijnë për
gjëra të mëdha dhe të rënda, siq janë krimet, për të cilat po akuzohej
babai i tyre. Ata nuk do të mund ta kuptonin drejtë atë që po ndodhte në
Hagë.
Video