Përshëndetjet në stilin ushtarak të dy lojtarëve të Bayern Mynihut,
Mario Manxhukiq dhe Xherdan Shaqirit kanë shkaktuar reagimin e serbëve
dhe debate në Federatën Gjermane të Futbollit.Manxhukiq pas tre minutave
të ndeshjes me Nurnberg shënoi golin e parë, duke ndezur publikun
bavarez me një përshëndetje të stilit ushtarak.
Në të njejtin stil ka vepruar edhe lojtari shqiptarë, Xherdan Shaqiri, i
njohur si një dyshe e famshme dhe e golave tek bavarezët. Manxhukiq një
lojtar kroat nga Slavonski Brod uroi me duart lartë dhe me puthje
gjithë publikun dhe para kamerave, derisa Shaqiri me një përshëndetje të
stilit ushtarak ndezi gjithashtu publikun.Mediat serbe kanë kritikuar
ashpër sjelljen e lojtarit shqiptarë, duke theksuar se ai ka
përshëndetur lirimin e gjeneralit kroat Gotovina, në shenjë respekti për
lirimin e tij nga Tribunali i Hagës. Sipas tyre, ky gjest është
konsideruar provokues dhe skandaloz.Por Shaqiri menjëherë ka reaguar
kundër këtyre pohimeve, duke thënë se bëhet fjalë për një përshëndetje
të zakonshme në shenjë gëzimi për golin e shënuar nga Manxhukiq. Në
pjesën ku u realizua skena e gëzimit dhe përshëndetjes nga dy lojtarët
në tribuna ishin kryesisht tifozë kroat. Federata gjermane ka theksuar
se nuk sheh ndonjë shenjë josportive apo provokuese nga dy lojtarët e
Bayernit.