Këngëtarja Nora Istrefi dihet se prej vitesh është në lidhje dashurie me Robert Berisha. Ata janë të fejuar dhe ka kohë që bashkëjetojnë. Por ndonëse më parë ajo është shprehur entuziaste për tu martuar, ka ndodhë diçka që asaj ia ka ndryshuar mendjen. Ajo tani thotë se është e re dhe se nuk dëshiron të martohet për momentin.
“Po, shumë thjesht, ende nuk jam e gatshme për një vendim të tillë,
nuk e ndiej që duhet ta bëj atë ndryshim. Nuk dua të nxitoj”, citohet
Nora.
Poashtu në një intervistë të dhënë së fundmi nga këngëtarja për
mediat shqiptare, ajo foli edhe për foton nudo që ishte publikuar në
indeksonline.
“E vërteta është kjo, në verë të vitit 2011 isha në Ulqin me shoqen time të ngushtë në “Ladies beach”, një plazh i vogël, ku bëjnë plazh vetëm femra. Unë isha pa bikini të sipërme, sepse nuk është e lejueshme të qëndrosh aty me komplet bikini. Dhe aty nuk lejohen aparate, foto, kontrollohen të gjithë. Ne shkuam aty, sepse buron një ujë i shëndetshëm dhe shërues për lëkurën dhe gjëra të tjera. Aty duke u larë si duket ndonjëra nga femrat ka bërë foto fshehurazi. Jam çuditur kur e kam parë, mezi më është kujtuar, nuk u kam besuar syve, thashë qenkam çmendur”.

Nora tregoi se shumë shpejt do të publikohet edhe kënga e saj e re e realizuar me klip. /Indeksonline/