Ne fillim te ketij viti, ata deklaruan se do bejne martesen ne vjeshte.
Madje, folen edhe per detaje se si do duket kjo dasem. Por, vjeshta
erdhi dhe martesa nuk ndodhi. Fjala pra eshte per ciftin e njohur te estrades, Nora Istrefi dhe Robert
Berisha qe jane te fejuar dhe ka kohe qe bashkejetojne ne banesen e
tyre moderne ne Prishtine. Planet qe kishin per te krijuar familje, e
bene ciftin te investoj ne nje vile tjeter luksoze ne periferi te
Prishtines, qe eshte ende ne ndertim e siper.
Entuziazmi i mehershem per te zyrtarizuar lidhjen kaloi dhe ne nje
interviste per gazeten “Panorama”, Nora beri kthim 180 shkallesh dhe
thjesht deklaroi se nuk deshiron te nxitoj dhe te marre vendime te
tilla, qe do ndryshonin jeten e saj.
Por, ka edhe dicka tjeter, apo dikush tjeter qe qendron prapa ketyre fjaleve te Nores. Eshte mamaja e saj Suzana. Burime te aferta me familjen Istrefi tregojne se ne te vertete eshte
mamaja e Nores qe ka bindur ate te mos nxitoj ne martese. Suzana ka
pasur nje karriere te veten si kengetare pa ndonje sukses te madh dhe
tani qe vajza e saj Nora ka arritur ne majat e showbiz-it shqiptar, ajo
deshiron ta ruaj kete status sa me gjate, dhe martesa me Robertin do
ndryshonte cdo gje sa i perket raportit te Nores me familjen e saj. Dhe
kjo nuk eshte e vetmja arsye qe mamaja ka bindur Noren te qendroj jashte
marteses, por detajet tjera nuk jane bere te njohura. Babai i Nores ka
vdekur ne nje aksident vite me pare dhe kuptohet influenca e nje mamaje
vejushe e cila mori persiper te rrise femijet vetem, eshte tejet e
madhe.