Postimet Me Te Shikuara

Nena nuk e le te martohet Noren... PSE?

 
...( Pelqej.blogspot.com )...

Ne fillim te ketij viti, ata deklaruan se do bejne martesen ne vjeshte. Madje, folen edhe per detaje se si do duket kjo dasem. Por, vjeshta erdhi dhe martesa nuk ndodhi. Fjala pra eshte per ciftin e njohur te estrades, Nora Istrefi dhe Robert Berisha qe jane te fejuar dhe ka kohe qe bashkejetojne ne banesen e tyre moderne ne Prishtine. Planet qe kishin per te krijuar familje, e bene ciftin te investoj ne nje vile tjeter luksoze ne periferi te Prishtines, qe eshte ende ne ndertim e siper.
Entuziazmi i mehershem per te zyrtarizuar lidhjen kaloi dhe ne nje interviste per gazeten “Panorama”, Nora beri kthim 180 shkallesh dhe thjesht deklaroi se nuk deshiron te nxitoj dhe te marre vendime te tilla, qe do ndryshonin jeten e saj.
Por, ka edhe dicka tjeter, apo dikush tjeter qe qendron prapa ketyre fjaleve te Nores. Eshte mamaja e saj Suzana. Burime te aferta me familjen Istrefi tregojne se ne te vertete eshte mamaja e Nores qe ka bindur ate te mos nxitoj ne martese. Suzana ka pasur nje karriere te veten si kengetare pa ndonje sukses te madh dhe tani qe vajza e saj Nora ka arritur ne majat e showbiz-it shqiptar, ajo deshiron ta ruaj kete status sa me gjate, dhe martesa me Robertin do ndryshonte cdo gje sa i perket raportit te Nores me familjen e saj. Dhe kjo nuk eshte e vetmja arsye qe mamaja ka bindur Noren te qendroj jashte marteses, por detajet tjera nuk jane bere te njohura. Babai i Nores ka vdekur ne nje aksident vite me pare dhe kuptohet influenca e nje mamaje vejushe e cila mori persiper te rrise femijet vetem, eshte tejet e madhe.