Postimet Me Te Shikuara

Barack Obama ne "ndjekje" te Rita Orës

 
...( Pelqej.blogspot.com )...


Rita Orës nga dje i është “vënë në ndjekje” Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pas zhurmës së madhe që u bë në media rreth ndarjes së Rita Orës nga djali i Kardashianëve, ka ardhur koha që pas t’i shkojë dikush tjetër.
Asaj rishtazi i është “vënë në ndjekje” presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidenti Obama ia ka bërë follow Ritas në Twitter.
Barack Obama pati thënë që dëgjon më shumë nga Jazz e Blues e këngëtarët e tij të preferuar janë Bob Dylan, Bruce Springsteen e Stevie Wonder. Ky fakt nuk e ka penguar Obaman që të bëhet fan i Rita Oras në Twitter.
Në një intervistë për The Rolling Stones, Obama pati treguar listën e tij në iPod ku mund të gjeje edhe këngëtar të muzikës Rap e Hip Hop si Jay Z e Ludacris.
Ndoshta në listën e tij në iPod Obama ka futur edhe albumin “Ora”, apo ndoshta vajzat e tij e kanë influencuar në këtë aspekt.