Postimet Me Te Shikuara

Tuna thote edhe 18 dite ka mu shkatrru Bota!

 
...( Pelqej.blogspot.com )...

Ndërkohë që afron data 21 dhjetor, ekspertët që merren me kalendarin Maya janë duke u munduar të bindin njerëzit që ata nuk kanë parashikuar ndonjë apokalips për fundin e këtij viti.
Por duket që kjo nuk është shumë bindëse për këngëtaren shkupjane Altuna Sejdiu, e cila ka filluar numërimin së prapthi deri tek ”fundi i botës”.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, krahas pyetjes nëse përcjellesit e saj në Twitter kanë frikë, ajo ka përkujtuar se po afrohet data 21 dhjetor, e me këtë edhe ”apokalipsi”.
Prej disa muajsh në opinionin publik ka pasur informacione të bollshme që ua shtojnë njerëzve ankthin e fundit të botës më 21 dhjetor 2012.
Lidhur me këtë, NASA, organizata e vetme që merret zyrtarisht me kërkimet shkencore për planetin, kozmosin dhe universin në terësi, ka reaguar duke thënë: ”Planeti ynë ekziston prej miliarda vitesh dhe shkencëtarët në mbarë botën nuk shikojnë ndonjë rrezik lidhur me 2012. “