Postimet Me Te Shikuara

Rita Ora bën hajgare me të ëmën e saj

 
...( Pelqej.blogspot.com )...


Rita Ora gjatë një emisioni ka bërë shaka me të ëmën për skandalet që i ndodhën asaj disa ditë më parë, duke i thënë asaj që përsëri ka ndodhur një ‘skandal’ i papritur.
Kosovarja e cila ka qenë e ftuar në emisionin BBC One, së bashku me prezantuesin e emisionit ka rënë dakord për t’i bërë një shaka të ëmës së saj.
Pasi e telefonoi Verën, Rita i tha kinse “të pasmet e mia kanë dalë prap në shesh”, kur ka qenë duke hedhur plehrat dhe aty ishte vendi i mbushur me paparaci të cilët prap bënë që Rita të jetë pre e një skandali mediatik.
Por, reagimi i mamasë nuk ishte ai që ata prisnin, por megjithatë ajo menjëherë e ka kritikuar duke i thënë “Pse i ke marrë mbeturinat? Për këtë është një punëtor lart! Nuk mund t’i bësh gjithë këto skandale në gazeta”.
Këngëtarja duke qeshur me të madhe si gjithnjë e zemëroi paksa nënën e saj, por menjëherë Vera reagoi duke shtuar: “Ke turpi më i madh në familje”, pas pyetjes së Ritës se a ishte e zhgënyer me të.
Natyrisht i gjithë ky debat ka kaluar në formë shakaje për protagonistët e emisionit prej më të shikuarve në Britani.