Postimet Me Te Shikuara

Ja Si I Ofendoi Xherdan Shaqiri Tifozet Serb…

 
...( Pelqej.blogspot.com )...

Përshëndetjet në stilin ushtarak të dy lojtarëve të Bayern Mynihut, Mario Manxhukiq dhe Xherdan Shaqirit kanë shkaktuar reagimin e serbëve dhe debate në Federatën Gjermane të Futbollit.Manxhukiq pas tre minutave të ndeshjes me Nurnberg shënoi golin e parë, duke ndezur publikun bavarez me një përshëndetje të stilit ushtarak. Në të njejtin stil ka vepruar edhe lojtari shqiptarë, Xherdan Shaqiri, i njohur si një dyshe e famshme dhe e golave tek bavarezët. Manxhukiq një lojtar kroat nga Slavonski Brod uroi me duart lartë dhe me puthje gjithë publikun dhe para kamerave, derisa Shaqiri me një përshëndetje të stilit ushtarak ndezi gjithashtu publikun.Mediat serbe kanë kritikuar ashpër sjelljen e lojtarit shqiptarë, duke theksuar se ai ka përshëndetur lirimin e gjeneralit kroat Gotovina, në shenjë respekti për lirimin e tij nga Tribunali i Hagës. Sipas tyre, ky gjest është konsideruar provokues dhe skandaloz.Por Shaqiri menjëherë ka reaguar kundër këtyre pohimeve, duke thënë se bëhet fjalë për një përshëndetje të zakonshme në shenjë gëzimi për golin e shënuar nga Manxhukiq. Në pjesën ku u realizua skena e gëzimit dhe përshëndetjes nga dy lojtarët në tribuna ishin kryesisht tifozë kroat. Federata gjermane ka theksuar se nuk sheh ndonjë shenjë josportive apo provokuese nga dy lojtarët e Bayernit.